Forcat Ajrore të Pakistanit japin urdhër të rrëzohen avionët amerikanë!

Komandanti i Forcave Ajrore të Pakistanit (PAF) rapotohet se ka urdhëruar që të goditen të gjithë dronët që shkelin sovranitetin e vendit, duke përfshirë edhe ata amerikanë.

Goditja kundër Amerikës, një aleat kyç, erdhi të enjten gjatë një fjalimi të Marshalli të Forcave Ajrore Aman në një ceremoni.

Zyrtari i lartë ushtarak vlerësoi aftësinë ajrore të Pakistanit, duke thënë se forcat e tyre janë të përgatitur për të mbrojtur sovranitetin e vendit.

“Ne bëmë një gabim në rastin e Osama bin Ladenit, por tani sovraniteti i vendit do të mbrohet me çdo kusht”, tha ai

Marshalli iu referuar misionit të komandove amerikanë të udhëhequr nga CIA në majin e vitit 2011, për të vrarë liderin e Al Kaedës.

Por Pakistani nuk ishte informuar paraprakisht për misionin, gjë që shkaktoi zemërim në vend./SYRI.net/

Temat
BotëLajme

Të afërta