Sms mbush 25 vjet. Risia që revolucionarizoi teknologjinë mobile

Neil Papworth do të ishte personi i parë që në 3 dhjetor të vitit 1992 do te dërgonte mesazhin pionier nga një kompjuter ne celular, ndërsa mesazhi i parë...

Neil Papworth do të ishte personi i parë që në 3 dhjetor të vitit 1992 do te dërgonte mesazhin pionier nga një kompjuter ne celular, ndërsa mesazhi i parë mes dy celulareve do të duhej te priste edhe një vit, kur finlandezi Riku Pihkonen do te bënte eksperimentin e tij qe rezultoi me sukses.

Qe atëherë ka kaluar një çerek shekulli, dhe mesazhet, me gjithë tajfunin e WhatsApp dhe aplikacioneve te tjera, vijojnë te rezistojnë dhe te jenë një mënyrë e rëndësishme komunikimi, ende në modë.Në hapat e para, askush nuk do te mund te parashikonte kurbën ne rritje qe do te pësonte teknologjia e dërgimit te mesazheve, e cila e pati boom-in ne fund te viteve ’90, duke ecur ne një hap me teknologjinë e zhvillimeve mobile. Ne vitin 2007, shkëmbimi i mesazheve do te kalonte për herë te parë atë te telefonatave.

Lindja e smartphone-ve dhe e aplikacioneve do te ndryshonte çdo gjë me pas, duke brejtur dita ditës sms-te, te cilat ne fakt rezistuan dhe vazhdojnë te mbijetojnë ende.

Aktualisht, si dërgimi i mesazheve, ashtu dhe përdorimi i rrjeteve sociale, kane një rëndësi te madhe dhe sipas një kërkimi te Facebook, 80% e te rriturve dhe 91% e te rinjve, komunikojnë përmes tyre çdo ditë.

Temat
Teknologji

Të afërta