Haradinaj: U dëshmua se Kosova u dëmtua në tërësinë e saj tokësore

Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj është deklaruar pas vendimit që të vazhdojë procedimi i raportit për marrëveshjen e demarkimit të vijës kufitare me Malin e Zi në Kuvendin e Kosovës.

Me këtë rast, Haradinaj ka thënë se raporti është kredibil, i hartuar nga njerëz profesionistë të fushave dhe vërteton se pretendimet e deritanishme, se Kosova me versionin e tanishëm është dëmtuar në tërësinë e saj tokësore.

Ky është postimi i plotë:

Raporti vlerësues i Komisionit Shtetëror për Shënjimin dhe Mirëmbajtjen e Kufirit është kredibil, i hartuar nga njerëz profesionistë të fushave dhe vërteton pretendimet e deritashme, se Kosova me versionin e tashëm është dëmtuar në tërësinë e saj tokësore.

Bazuar në kriteret e prezentuara për demarkimin e kufirit shtetëror, që kanë aplikuar të gjitha shtetet që kanë dalë nga ish-Jugosllavia, aty ku ka shpërputhje kadastrale duhet të përkufizohet mbi bazën e vijes administrative. Kështu ka vepruar edhe Gjykata e Arbitrazhit në verdiktin për rastin slloveno-kroat.

Komisioni Shtetëror e ka argumentuar fuqishëm parimin uti possidetis juris, me çka dëshmohet se deri në Kullë dhe Zhlep, territori është menaxhuar nga Kosova. Vetëm 17% e territorit të Malit të Zi, deri më 2013, është përfshirë në regjistrat kadastralë të kësaj republike.

Temat
Showbiz

Të afërta