Siri, në sulmet e forcave të regjimit të Asadit vriten 8 civilë

Nga 14 nëntori deri më 2 dhjetor nga sulmet e forcave të regjimit të Asadit janë vrarë të paktën 140 civilë në Gutën Lindore

Të paktën tetë civilë u vranë të shtunën në sulmet ajrore të forcave besnike të Bashar al-Asad në zonat e banuara në Gutën Lindore, në periferi të Damaskut, raporton Anadolu Agency (AA).

Sulmet e forcave të regjimit të Asadit ishin drejtuar në rajonet Harest, Madyar, Arbin dhe Misraba, sipas korrespondentit të AA nga Damasku. Gjashtë civilë u vranë në Arbin dhe dy të tjerë në Harest. Të martën pasdite, regjimi i Asadit u pajtua me kushtet ruse të armëpushimit, të cilat përfshijnë edhe zonat e Gutës Lindore.

Kjo periferi e Damaskut është pjesë e “zonave jokonfliktulae”, në të cilat janë rreptësisht të ndaluara veprimet agresore, të cilat i mbështesin Turqia, Rusia dhe Irani. Megjithatë, forcat e regjimit kanë vazhduar me sulmet e tyre në zonë, gjë që çoi në vdekjen dhe plagosjen e dhjetëra civilëve.

Sipas raporteve lokale të Mbrojtjes Civile nga 14 nëntori deri më 2 dhjetor, të paktën 140 civilë u vranë në sulmet e forcave të regjimit të Asadit në zonë.

Temat
BotëLajme

Të afërta