Shqiptarja shpallet kampione e botës

Paraqitje historike për peshëngritësen shqiptare Romela Bega në Botërorin që po zhvillohet në SHBA. 31-vjeçarja shënoi emrin me gërma të arta në histori duke u shpallur Kampione Bote.

Në stilin e shkëputjes Romela u rendit e para duke fituar medaljen e arit ndërsa në dygarësh zuri vendin e dytë duke fituar medaljen e argjëndë.

Peshngritsja shqiptari në provën e parë në stilin e shkëputjes ngriti 103 kg, më pas shtoi 2 kg në shtangën e saj, duke e realizuar me sukses provën e dytë, ndërsa në të tretën provoi 107 kg, për të siguruar medaljen e artë, me 1 kg më shumë se rivalja kolumbiane.

Më të njëjtin strategji nisi provën e saj edhe në dygarësh. Edhe pse fillimisht kishte deklaruar 130 kg, në tentativën e parë e uli në 125 kg, duke e realizuar me sukses.

Në provën e dytë Begaj bëri mrekullinë duke ngritur 128 kg, por u pa qartë se problemi fizik që shfaqi në fund të provës së parë ishte rënduar. Tentoi 131 kg në provën përmbyllëse, por nuk ia doli.

Temat
BotëRajonSport

Të afërta