Kjo është pasuria e doktoreshës së dhëmbëve që drejton ministrinë

Pasi nuk arriti që të bëhej pjesë e Kuvendit të Kosovës, Albena Reshitaj pati fatin të bëhej ministre e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor.

Në shtator të këtij viti, kryeministri Ramush Haradinaj, ja besoj postin e ministres. Por përveç ministres, Reshitaj është asistente në Fakultetin e Mjekësisë dhe specialiste ortodonte.

Pas marrjes së postit të saj si ministre ajo ka deklaruar pasurinë e saj në Agjencinë Kundër Korrupsionit, shkruan Insajderi.

Me një pagë prej 9 mijë e 459 në Universitetin e Prishtinës, Fakultetin e Mjekësisë dhe Mjeke specialiste – ortodonte në QKSUK me një pagë prej 3 mijë e 705 euro.

Nga kjo del se ministrja Reshitaj ka një pagë vjetore prej 13 mijë e 164 euro, shkruan Insajderi.

Në deklarimin e saj të pasurisë, Reshitaj ka deklaruar një banesë 98 metra katror, në vlerë prej 68,500 mijë euro.

Po ashtu ajo ka deklaruar edhe një veturë “Tiguan” të blerë në vitin 2012 në vlerë prej 14 mijë euro.

Ndër tjerash ministrja Reshitaj ka deklaruar se është aksionare e një kompanie komerciale “BI”, me kapital 10 mijë euro.

Ndërsa para të gatshme Reshitaj ka deklaruar se ka një shumë prej 3 mijë e 927 euro, në “ProCreditBank”. /Insajderi.com

Temat
LajmeVend

Të afërta