Edhe trajneri i Napolit tallet me fanellat e skuadrës së tij

“Do kisha dashur të vdisja më mirë se sa të kisha parë diçka të tillë”.

Fanellat e ndeshjes Napoli-Juventus nuk i kanë pëlqyer as Maurizio Sarrit.

Trajneri i Napolit tha që më parë do të vdiste, se të shihte këtë klasike me ato fanella, përcjellë “Lajmi.net”.

“Më vjen keq për faktin që edhe pse e dominuam Juventusin, në fund dolëm pa pikë sepse nuk arritëm që të shfrytëzojmë rastet që na u dhanë. Gjithsesi, kur mendoj për këtë, arrij që të gjej ngushëllim te fakti që do kisha dashur të vdisja përpara se të shihja një Napoli-Juventus që të luhej me ato dy fanella që ne u paraqitëm në fushë”, tha Sarri.

Kur pashë bluzat gri në të zezë të Napolit që përfaqësohet nga e kaltra dhe nga ana tjetër Juventusin me të verdhë dhe jo bardhezi, do kisha dashur të vdisja më mirë se sa të kisha parë diçka të tillë”, shtoi ai. /Lajmi.net/

Temat
BotëSport

Të afërta