Performanca live e Rita Orës në “BBC”

Këngëtarja kosovare me famë botërore ka arritur majat e suksesit që çdo artist ëndërron.

Sot, Rita është e kërkuar njësoj si emrat më eminent të industrisë së muzikës në botë, shkruan lajmi.net.

Në llogarinë e saj në Instagram, Rita ka publikuar së fundi një video në të cilën shfaq performancën e saj live në “BBC”.

Ngjitur me videon ku shihet këngëtarja teksa performon para një publiku të madh në numër, ajo shkroi “ Faleminderit që më kishit @bbc dhe tingëllon sikur ekipi i së premtës mbrëma!! Anywhere live!! ❤️”.

Kujtojmë që pikërisht projekti “Anywhere” është kënga e fundit nga Rita e cila po pëlqehet shumë nga publiku. /Lajmi.net/

Temat
Përgjithshme

Të afërta