Pamje të frikshme, shembet ura furgoni me njerëz mbetet në ‘ajër’

Pamje të frikshme vijnë pas përmbytjeve, në disa zona të vendit, ku banorë kanë qenë në rrezik serioz të jetës. Pamje të tilla vijnë nga Jugu i vendit, pas...

Pamje të frikshme vijnë pas përmbytjeve, në disa zona të vendit, ku banorë kanë qenë në rrezik serioz të jetës.

Pamje të tilla vijnë nga Jugu i vendit, pas shembjes së urës së Vanës në zonën e Sarandës.

Ndërkohë që ura është shembur aty ka qenë një makinë për të kaluar e mbushur me njerëz, raportojnë mediat në Shqipëri.

Makinës i kanë mbetur dy rrotat e para në ajër jashtë urës, ndërkohë që njerëzit kanë shpëtuar duke zbritur me të shpejtë.

Temat
LajmeRajon

Të afërta