Kundërshtari i Rugovës, në mes të familjes Rugova

Figura emblematike e ish presidentit Ibrahim Rugova ka mbledhur në shtëpinë e familjes Rugova miqtë e familjes dhe kundërshtarët më të rreptë aktual të LDK-së.

Sot ka qenë ditëlindja e 73-të e ish presidentit, Ibrahim Rugova dhe kjo familje ka hapur dyert për të pritur miqtë e familjes.

Pasi kanë bërë nderime tek varri i Rugovës, familjen e ka vizatuare dhe kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj së bashku me ekipin e tij, shkruan lajmi.net.

Bashkëshortja e Mendimit, Blera ka postuar disa fotografi në rrjetin social fb duke treguar disa nga miqtë e familjes dhe të ish presidentit. Në mesin e vizitorëve, si pjesë e ekipit të Haradinajt shihet edhe kandidati i AKK-së për kryetar të Komunës së Istogut, Gani Dreshaj, i cili është kundë rkandidatë i Haki Rugovës së LDK-së.

Më poshtë mund të shihni postimin e Blerta Kllokoqi Rugova të shoqëruar më disa fotografi:

Urime ditëlindja e 73të Presidenti jonë historik Dr. Ibrahim Rugova!

Ne sot, po presim e po festojmë ditëlindjen e Presidentit tonë historik Dr. Ibrahim Rugova, me miq e dashamirë si të Presidentit po ashtu edhe të familjes tonë. Ata që e deshën Presidentin tonë pa hile e që e duan edhe sot familjen e tij, trashëgiminë e tij, pa hile.

Është kënaqësi e madhe të kesh miq e të ndash momente me ta edhe në një ditë gëzimi e mërzije, ku mungesa e Presidentit historik Dr. Ibrahim Rugova vrehet më shumë se kurrë.

Faleminderit kryesisë së Degës së III-të të LDK-së që mban emrin e Presidentit historik Dr. Ibrahim Rugova dhe Kryetarit të saj, njëherit mikut tonë të shtëpisë, Zt. Hazir Borovci, të cilët na nderuan me vizitën e tyre dhe filluam një ditë të mbarë së bashku.

Faleminderit Kryeministrit të Republikës së Kosovës, Zt. Ramush Haradinaj, i cili bashk me kabinetin e tij dhe miqtë e bashkëpuntorët e Presidentit tonë historik Dr. Ibrahim Rugova, na nderuan sot në këtë ditë të veçantë për ne.

Faleminderit bashkëpuntorit të ngushtë të Presidentit historik Dr. Ibrahim Rugova, Zt. Sali Cacaj, i cili nuk lë datë të rëndësishme pa ndarë momente gëzimi e mërzije me ne.

President, i mungon familjes më shumë se kurrë!

I mungon miqve e dashamirëve më shumë se kurrë!

I mungon Kosovës tënde më shumë se kurrë!

Jemi me fat që jetuam në epokën tuaj.

Lavdi jetës dhe veprës së Presidentit tonë histotik Dr. Ibrahim Rugova!. /Lajmi.net/

Temat
LajmeVend

Të afërta