Menduat se u “zhduk” Adelina Thaçi? Ja si këndon ajo në shtëpi me shoqet e saj

Adelina Thaçi apo ndryshe siç njihet në publik si vajza e humoristit Rasim Thaçi – Cima, duket se muzikën dhe këngën e ka në shpirt, shkruan “Kosovarja”.

Edhe pse ajo nuk po sjell këngë të reja për publikun e saj, Adelina është aktive në muzikë.

Madje ajo është pjesë edhe e Filarmonisë së Kosovës. Së fundmi Adelinën e shohim me mikeshat e saj në një video, ku ato këndojnë këngën “Fustanin që të solla mbrëmë”, këngë kjo e cila është popullore dhe shumë e mirë.

Ndërsa për ju që nuk e keni parë Adelinën moti, ne ua sollëm këtë video që ta shihni tek sa këndon ajo.

Në video shihet se mikeshat janë në një ambient shtëpie, ku duket se janë mbledhur që të rrinë bashkë e me këtë rast ia kanë dhënë këngës dhe e kanë publikuar nëpër rrjetet sociale.

Temat
Showbiz

Të afërta