Reagimi i Presidentit Thaçi pas dënimit të Mlladiqit me burg të përjetshëm

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka reaguar lidhur me dënimin me burg të përjetshëm ndaj ish-gjeneralit të Serbisë, Ratko Mlladiq.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Twitter, Thaçi ka shkruar se dënimi i Mlladiqit është i rëndësishëm për sigurinë dhe drejtësinë e viktimave.

“Mendojmë sot për Srebrenicën. Ne gjithashtu duhet të sigurojmë që autorët e veprave dhe nxitësit e ideologjisë gjenocidale do të vazhdojnë të paguajnë për të keqen që kanë bërë nga Beogradi”, ka shkruar Thaçi.

Mlladiq është dënuar nga Gjykata e Hagës me burgim të përjetshëm nën akuzën për kryerje të gjenocidit në Bosnjë.

Temat
LajmeVend

Të afërta