Rakitic ia ofroi vendin e tij në Kupën e Botës, kjo është përgjigja e Buffonit

Portieri italian, Gianluigi Buffon, nuk mendon se është ide e mirë të luajë për Kroacinë në Kupën e Botës, por thotë se i është mirënjohës Ivak Rakiticit për komentet...

Portieri italian, Gianluigi Buffon, nuk mendon se është ide e mirë të luajë për Kroacinë në Kupën e Botës, por thotë se i është mirënjohës Ivak Rakiticit për komentet e bëra për të.

Ivan Rakitic foli në emër të një gjenerate të tifozëve të futbollit kur e përshkroi vështirësinë e përjetimit të lajmit se një legjendë si Buffon nuk do të luajë në Kupën e Botës, duke ia ofruar vendin e tij në mesfushën e Kroacisë, ofertë që u refuzua me mirësi nga italiani, transmeton Express.

“Do t’ia dhuroja vendim tim në Kupë të Botës Buffonit. Kur ta shohësh atë duke qarë, të vjen dhe ty të qashë. Një lojtar si ai nuk mund t’i thotë lamtumirë futbollit në këtë mënyrë”, pati thënë Rakitic pas eliminimit të Italisë nga faza “play-off” për Kupën e Botës.

Italia nuk merr pjesë në botëror për herë të parë pas 60 viteve. Bufon po planifikonte të pensionohej pas botërorit.

Edhe bashkëlojtari i Rakiticit të Barcelona, Jordi Alba e ka lavdëruar Buffonin, duke e quajtur portieri më i mirë në histori.

Bufon është mirënjohës për përkrahjen e marrë nga kundërshtarët.

“I dashuri Ivan Rakitic, si portier mund të jem ende duke luajtur, por të luaj si mesfushor për Kroacinë në vendin tënd mund të mos jetë bash ide e mirë: Po e them këtë për hir tëndin”, ka shkruar Buffon.

“Shakatë anash, fjalët tuaja janë dhuratë e madhe. Faleminderit dhe Jordi Alba: fanella ime po të pretë”, ka shkruar ai. /Express/

Temat
BotëSport

Të afërta