Policia Rrugore nis lotarinë e ‘shoferit model’, ja çfarë fitoni

Në kuadër të Javës së Sigurisë, përkundër apeleve të shtuar dhe masave ndëshkimore ndaj drejtuesve të mjeteve që shkelin rregullat e qarkullimit rrugore, një nismë krejt ndryshëm është ndërmarrë ditën e sotme nga Policia Rrugore.

Bëhet fjalë për ‘Lotarinë e Radarit’, ku do të përzgjidhen 20 drejtuesit më të mirë, të cilët janë model në respektimin e rregullave të qarkullimit rrugor.

Për këtë arsye, ditën e sotme në autostradën Tiranë-Durrës, Policia Rrugore ka nisur lotarinë që do të përzgjedhë 20 drejtuesit më të mirë, dhe këta do të fitojnë nga një polic sigurimi.

“Kemi vendosur të zgjedhim drejtuesin model. Nga drejtuesit që respektojnë rregullat, do të zgjedhim më të mirët. Shorteu do të hidhet live të premten dhe do të zgjidhen 20 drejtues mjetesh, për të cilët do të dhurohen 20 polica sigurimesh. Do të kemi nisma të tjera në kuadër të javës së sigurisë rrugore”, deklaroi komisar Ervin Dervishi./GazetaExpress/

Temat
LajmeRajon

Të afërta