Kur Ratko Mladic u jepte çokollata fëmijëve para masakrës së Srebrenicës

Pak para masakrës së Srebrenicës ku ishin mbytur rreth 8 mijë boshnjakë, komandanti i ushtrisë së serbëve të Bosnjës Ratko Mladic, para kamerave kishte provuar të tregojë sjellje prej xhentëlmeni duke përkëdhelur fëmijët dhe duke u dhënë çokollata. Sot Mladic është dënuar për gjenocid në Srebrenicë dhe krime kundër njerëzimit në gjithë Bosnjën e Hercegovinën.

Izudin Alic, 8 vjeçari që i kishte shpëtuar masakrës, në korrik të vitit 1995 ishte njëri nga ata që e ka përjetuar dorën e Mladic në kokën e tij dhe çokollatat e kasapit të Ballkanit.

Alic më vonë kishte dëshmuar se në atë moment nuk e kishte kuptuar rrezikun madje duke thënë se është 12 vjecar edhe pse në fakt ai kishte pasur 8 vjet.
Në masakrën e Srebrenicës Alic kishte humbur babain dhe kushërinjtë e tij.

Temat
LajmeVend

Të afërta