Tallja më e madhe që i është bërë ndonjëherë Ronaldos: “CR7 ku je, mos e keni parë CR7”

Cristobal Soria, analist në “El Chiringuito”, është rikthyer të tallet me Ronaldon. Ai e bëri këtë pas barazimit 0:0 me Atletico Madridin ku tashmë Real Madridi ka mbetur 10...

Cristobal Soria, analist në “El Chiringuito”, është rikthyer të tallet me Ronaldon.
Ai e bëri këtë pas barazimit 0:0 me Atletico Madridin ku tashmë Real Madridi ka mbetur 10 pikë prapa Barcelonës në garën për titullin e Spanjës.

Ronaldo ka shënuar vetëm një gol këtë edicion në La Liga dhe mbrëmë kishte disa mundësi për t’ia dhuruar tri pikë Realit,

“CR7, ku është ai djalë, e kam kërkuar kudo. CR7, CR7? Ta shoh mos është këtu, mos ka rrëshqit”, thotë Soria në videon më të re të publikuar në rrjetet sociale.

Kjo nuk është hera e parë që ai tallet me Ronaldon që ka shënuar vetëm një gol në La Liga.

Këtë e ka bërë vazhdimisht në emisionin “El Chiringuito”, ku madje i ka kushtuar edhe një këngë që mund ta shikoni më poshtë. /Gazeta Express/

Temat
BotëSport

Të afërta