Florenci pësoi aksident një muaj para dasmës, por Suela i tregoi çfarë është dashuria

Dashuria nuk ka kushte dhe si e tillë duhet manifestuar në format më të ndryshme, ashtu sikur Suela dhe Florenci kanë bërë. Suela dhe Florenci janë dy të rinj...

Dashuria nuk ka kushte dhe si e tillë duhet manifestuar në format më të ndryshme, ashtu sikur Suela dhe Florenci kanë bërë.

Suela dhe Florenci janë dy të rinj nga Shqipëria që janë dashuruar prej disa kohës dhe dashuria e tyre i ka mbijetuar edhe “pengesës” që ndoshta shumë kush nuk do ja kishte dalë.

Vetëm një muaj para martesës Florenci pëson një aksident në Greqi ku ishte punëtor ndërtimi dhe mbeti i paralizuar.

Ky është vetëm fillimi…

Suela ka shkruar për JOQ.al duke thënë:

Përshëndetje JOQ! Doja të tregoja historinë e jetës time.
Unë jam Suela, në moshën 18 vjeçe fejohem me mblesëri me një djalë të quajtur Florenc 23 vjeç. Gjërat shkonin shumë mirë, u dashuruam shumë me njëri-tjetrin dhe pas dy vjetësh vendosëm të martoheshim.

Por, një muaj para martesës burri im i ardhshëm pëson aksident në Greqi në ndërtim dhe fatkeqësisht mbeti i paralizuar.

Çdo gjë ndryshoi në jetën tonë, mua mu desh të shkoja në Greqi të kujdesesha për të që ndenji 6 muaj në spital. Pastaj vështirësitë në jetën tonë ishin çdo ditë të pranishme

Por, falë Zotit pavarësisht çdo vuajtje sot kemi gjetur lumturinë, sepse Zoti na ka bekuar me një vajzë, Lorenën, dhe arritëm të bëjmë dasmën që ëndërronim pas 9 vitesh… Në këtë video është jeta jonë e përmbledhur në pak minuta.”

Temat
Fun

Të afërta