Adelina Berisha vishej me rroba kombëtare në fëmijëri (Foto)

Këngëtarja Adelina Berisha e ka nisur në moshë shumë të re karrierën e saj muzikore.

Ajo ka ndjekur mësimet për violinë në shkollën e muzikës, ndërsa më pas ka filluar të këndojë si e vogël në festivalet e fëmijëve.

https://www.instagram.com/p/BbUmdoYjFeM/?taken-by=adelinnaberisha

Adelina Berisha e ka nisur shumë e re karrierën e saj (Foto: Adelina Berisha/Instagram)
Adelina ka zhvilluar karrierën e saj paralelisht me vajzën e tezës, Edita Sopjanin, e cila është gjithashtu një këngëtare mjaft e njohur.

Sot (e mërkurë) Edita ka festuar ditëlindjen e saj të 28-të, ndërsa ka marrë urime të shumta nga miqtë, familjarët dhe kolegët e saj.

Një ndër urimet më të veçanta ka qenë ai i Adelinës, e cila ka publikuar një fotografi të fëmijërisë së vajzave në rrjetet sociale.

Ato dukeshin të veshura me rroba kombëtare, paraqitje të cilën mesa duket e kanë pasur së bashku në një nga festivalet kur ishin të vogla.

Tani, ajo mjaft të suksesshme të skenës, ndërsa e kaluara ka mbetur vetëm një kujtim i bukur për kushërirat në fjalë.

Temat
Showbiz

Të afërta