Shakira i jep fund koncerteve ‘live’

Pak javë më parë këngëtarja e famshme lajmëroi se do ta ndërpriste turin e saj muzikor të quajtur “El Dorado” por do të rikthehej ditë më pas për të mos zhgënjyer fansat e saj. 40-vjeçarja ka shfaqur probleme me kordat zanore dhe e ka të pamundur të kthehet në skenë duke lënë kështu mijëra fansa në pritje.

Fillimisht ajo anuloi koncertet në Gjermani ndërsa së fundmi fatkeqësisht edhe ato në Paris. Shakira është fotografuar ditën e kaluar duke qëndruar në makinën e saj ndërkohë që pamjet e shfaqura kanë trishtuar fansat dhe publikun.

Shakira dukej në gjendje jo të mirë shëndetësore dhe këtë fakt e ka bërë të ditur edhe nëpërmjet disa postimeve në Instagram ku u kërkon ndjesë fansave për ndërprerjen e turneut muzikor.

Ende nuk dihet se kur ajo do t’i rikthehet koncerteve të saj por kjo gjë nuk ka gjasa të ndodhë për një kohë të gjatë pasi kordat e saj zanore nuk po shohin përmirësim./topalbaniaradio

Temat
Showbiz

Të afërta