A do ta kishit njohur Norën pa grim ?

Është mami më seksi e estradës e këtë e ka dëshmuar shumë herë, shkruan Kosovarja.

Në çdo paraqitje të saj ajo shfaqet shumë joshëse, duke u dhënë motiv shumë femrave që të duken bukur.

Duke qenë se është nënë, linjat e saj janë për t’u komplimentuar, e gjithashtu edhe stili dhe grimi.

Rrallëherë këngëtarja është shfaqur pa grim, e që është vërtetë e vështirë që Norën ta shohim ndonjëherë në gjendje të tillë, duke e parë sa shumë e ka kujdes veten.

Sigurisht se momenti në vazhdim do ta bëjë nostalgjike atë dhe po ashtu adhuruesit e saj.

Ishte pikërisht dita kur këngëtarja u bë nënë, dhe në fotografinë e publikuar shihej pa fije grimi.

Gjithsesi, fytyra e saj nuk do koment… E bukur si me grim, ashtu edhe pa grim

Temat
Showbiz

Të afërta