Vrasësi i gjyqtares Fildes Hafizi s’ka probleme mendore, del ekspertiza për ish-bashkëshortin

Ditën e sotme është zbardhur ekspertiza mjekoligjore për shtetasin Fadil Kasemi, i cili akuzohet për vrasjen e ish-bashkëshortes së tij, gjyqtares Fildes Hafizi.

“Kasemi pa probleme mendore”, thuhet në ekspertizë.

Ekspertiza është dorëzuar në Prokurorinë e Krimeve të Rënda.

Dy muaj më parë, Fadil Kasemi i mori jetën ish-gruas së tij Fildes Hafizi.

Ngjarja ndodhi në Tiranë, ndërsa Hafizi ishte punonjëse e gjykatës së Shkodrës.

Temat
LajmeRajon

Të afërta