Spanja shpëton 7 anije me emigrantë në Detin Mesdhe

Shërbimi spanjoll i shpëtimit detar ka shpëtuar 276 emigrantë nga shtatë anije të ndryshme që ishin duke u përpjekur të kalonin Detit Mesdhe.

Shërbimi thotë se të gjitha anijet u kapën të shtunën në ujërat në lindje të ngushticës së Gjibraltarit pasi ata kishin nisur të lundronin nga brigjet e Afrikës Veriore.

Dhjetëra mijëra refugjatë dhe emigrantë përpiqen çdo vit të kalojnë Mesdheun për të kërkuar një jetë më të mirë në Evropë. Mijëra mbyten në përpjekje.

Gazeta gjermane Der Tagesspiegel publikoi të enjten një listë prej 33,293 personash, të cilët kanë humbur nga viti 1993 deri më 29 maj të 2017-ës, ndërsa përpiqeshin të emigronin në Evropë.

Temat
BotëLajme

Të afërta