Kosova – Letonia, “Dardanët” janë favorit

Për herë të parë pas shumë ndeshjeve, Kosova është favorite për të triumfuar përballë një kundërshtari.

Këtë të hënë, Kosova do të tentojë të marrë fitoren e dytë në një ndeshje miqësore që nga momenti që njihet me të drejta të plota nga UEFA dhe FIFA, triumfi i vetëm mbetet me Ishujt Faroe, 2:0, ndërsa në ndeshje zyrtare – nuk regjistron asnjë fitore, shkruan Gazeta Express.

Përballë Kombëtares së Kosovës do të jetë Letonia. Sfida do të zhvillohet në stadiumin “Adem Jashari” të Mitrovicës nga ora 19:30 e para në shtëpi pas pothuajse dy vjetësh.

Në 10 ndeshjet zyrtare pas pranimit në UEFA e FIFA, Kosova gjithnjë ishte autsajder përballë kundërshtarëve në kualifikueset për Botërorin “Rusia 2018”.

Por, sonte sipas bastoreve sportive është e kundërta, Kosova është favorite ndaj Letonisë, përcjell Gazeta Express.

Një ndër bastoret më të mëdha në botë “bwin”, fitoren e Kosovës e kuoton me 2.45 ndërsa atë të Letonisë me 2.85. Kurse që kjo ndeshje të ndahet baras, ka kuotën 3.20.

Më poshtë keni kuotat nga bastoret më të mëdha në botë:

Temat
SportVend

Të afërta