Isufi: Ekziston dokumentacioni që tregon se kufiri ka lëvizur

Anëtari i Komisionit për rishikimin e kufirit me Malin e Zi, Florim Isufi, ka folur në mbledhjen e Komisionit Parlamentar për Integrime Evropiane, rreth fakteve që kanë deri më tani lidhur me demarkimin.

Isufi i është përgjigjur pyetjeve të deputetëve rreth fakteve që deri më tani kanë gjetur komisionin për rishikimin e kufirit, prej ku bazojnë pohimet e tyre se kufiri me Malin e Zi ka lëvizur.

Anëtari i Komisionit thotë se duhet pasur kujdes se në cilin dokumentacion bazohen për kufirin me Malin e Zi, duke përmendur se vijat kufitare në ish-Jugosllavi kanë lindur pas vitit 1946.

Isufi ka folur për vizitat e komisionit nëpër arkiva të shteteve të ish-Jugosllavisë prej të cilave thotë se kanë siguruar disa dokumente, ndërsa ka treguar se për sigurimin e dokumenteve tjera kanë hasur në vështirësi pasi nuk po u lëshohen nga arkivat e Jugosllavisë.

Ai ka pohuar se kanë siguruar dokument ku tregohet shtrembërimi i kufirit mes Kosovës dhe Malit të Zi.

“Ekziston dhe ka persona që e kanë parë atë dokumentacion”, ka thënë Isufi, duke shtuar se po provojnë ta marrin edhe atë dokument. /Express/

Temat
LajmeVend

Të afërta