Britania përgatitet për ‘dëborën e madhe’: 3 javë ngrice do të godasin Mbretërinë

Britania ka paralajmëruar se tre javë të akullta do të mbërrijnë së shpejti, ndërkohë që erërat dhe bora polare parashikohet të godasin shumë pjesë te vendit ishullor.

Sinoptikanët kanë parashikuar gjithashtu se temperaturat do të bien deri në -7 dhe – 8 gradë.

Moti i ftohtë dhe dëbora do të zgjasin më gjatë këtë vit për shkak të fenomenit të motit La Nina, e cila goditi për herë të fundit Britaninë e Madhe në vitin 2010, kur pjesa më e madhe e vendit u përball me reshje të rënda të borës.

Një parashikues tha për ‘The Sun’ se erërat e ftohta që vijnë drejtpërdrejt nga Arktiku do të sjellin borë në shumë pjesë të vendit.

Nga 26 nëntori deri më 10 dhjetor, temperaturat do të ulen nën zero përgjithësi dhe dëbora pritet të bjerë në kohë, veçanërisht në veri.

Gjatë kësaj periudhe parashikohen edhe ngrica të mëdha.

“Temperaturat minimale mund të tejkalojnë temperaturat më të ftohta të sezonit”, vazhdoi zëdhënësi.

Analistja Emma Sharples se shtoi moti i ftohtë do të zgjasë deri në javët e para të dhejtorit përpara se të fillojnë të rimëkëmben temperaturat.

“Ne presim reshje të mëdha dëbore dhe ngrica në shumë pjesë të vendit”, tha ajo.

Në vitin 2016, Britania përjetoi nëntorin më të ftohtë në gjashtë vjet. Fshati Sennybridge, Poëys, regjistroi një ulje temperaturash deri në -10 gradë celsius, të ngjashme me ato në Angli dhe Uells.

Temat
BotëLajme

Të afërta