Trump dhe Duderte takohen për herë të parë

Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump, dhe homologu i tij filipinas, Rodrigo Duterte, janë takuar për herë të parë në Samitin e Bashkëpunimit Ekonomik të Azisë-Paqësorit në Vietnam.

Fotografia nga takimi është shpërndarë nga sekretari i Dutertes, Christopher Go, ndërsa në të shihet se takimi Duterte-Trump është zhvilluar në një mjedis ku i pranishëm ka qenë edhe kryeministri i Australisë, Malcolm Turnbull.

Dy liderët pritet të takohen edhe në kuadër të Samitit të Bashkëpunimit mes Kombeve të Azisë Juglindore (ASEAN) i cili do të fillojë sot në kryeqytetin e Filipineve, Manila.

Temat
BotëLajme

Të afërta