Lorik Cana tregon pse mbylli karrierë sportive, ja arsyeja tronditëse

Pas 14 vitesh me fanellën kuqezi, Lorik Cana i dha fund aventurës me Kombëtaren vitin e kaluar.

Largimi i Canës padyshim i mërziti të gjithë, por çfarë e detyroi atë të t’i jepte fund karrierës sportive?

I ftuar sot në “Xing me Ermalin”, ish-kapiteni i kuqezinjve tregon se kanë qenë problemet shëndetësore ato që e kanë detyruar t’i japë fund.

“Është cikël, çdo gjë ka fillim dhe fund, po ashtu edhe karriera sportive. Kam shumë vite që kam probleme me gjurin, me shpinën, por vitet e fundit kam pasur një problem tjetër edhe më të rëndësishëm që më detyroi deri diku ta mbyllja 2-3 vite përpara karrierën sportive”, u shpreh Cana duke shtuar se tani është mirë dhe gjithçka është në rregull.

Temat
Sport

Të afërta