Fëmija i bën me ‘lloq’ xhaketën Ramës, por shikoni si vepron e ëma

Kryeministri Edi Rama, bashkë me qeverinë ishin ditën e premte dhe të shtunë në qytetin e Dibrës.

Pasi ka mbaruar aktivitet zyrtare, Rama i shoqëruar edhe nga deputeti i PS-së Ilir Beqja shkuan për drekë në një prej familjeve dibrane në një fshat.

Në hyrje të shtëpisë, ai mori në krah një fëmijë, i cili kishte dalë për të pritur kryeministrin. Por, duke qenë se rruga dhe oborri i shtëpisë së tij, ishte gjithë baltë, në momentin që Rama merr në krah vogëlushin, e ëma kujdesi që ai të mos e bëj me baltë.

E megjithatë, siç duket edhe nga video, Rama pasi lë në tokë vogëlushin, ai pastron xhaketën, që sic duket ishte bërë me baltë.

Temat
Përgjithshme

Të afërta