Tenton të vjedhë banesën e të moshuarit në Shkodër, autorit i ndodh e papritura

Një person ka tentuar të kryejë një vjedhje në banesën e një të moshuari në Shkodër, por është arrestuar në flagrancë nga policia.

Kjo pasi i moshuari ka njoftuar menjëherë policinë, sapo ka parë autorin duke hyrë nga dera e banesës.
“Nga Seksioni për hetimin dhe parandalimin e krimeve u arrestua në flagrance shtetasi: Gazmir Baboçi, 39 vjeç,

banues në lagjen Nr. 4 Laç Milot. Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi në lagjen “Kongresi Përmetit”, Shkodër, ka hyrë në banesën e shtetasit F. H. 74 vjeç, i cili ky i fundit ka njoftuar policinë pasi ka parë autorin duke hyrë nga dera e banesës. Menjëherë falë veprimeve të shpejta, është arrestuar në flagrancë nga ana shërbimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, në ngarkim të shtetasit Gazmir Baboçi për veprën penale “Vjedhja” parashikuar nga neni 134/2 Kodit Penal”, shkruan policia lokale.

Temat
Përgjithshme

Të afërta