Noizy emocionon me gjestin e tij: Madhështore ajo ç’farë bën për këtë familje në nevojë

Mbrëmjen e së mërkurës në emisionin”Opinion” u trajtua një temë delikate siç është ajo e familjeve në vështirësi ekonomike.

Persona të shumtë dhanë kontributet e tyre për familjen Biçaku, nga fshati Thanasaj i Lushnjes, e cila jetonte në kushte të mjerueshme dhe përgjatë emisionit u mblodh një shumë e konsiderueshmë parash.

Pjesë e puntatës u bë edhe Noizy, i cili në një mesazh që i ka dërguar moderatorit Blendi Fevziu, shkruan: “Do ta ndërtoj unë shtëpinë, të gjithën!”

Por Arbër Hajdari, nga organizata “Fundjavë ndryshe” sugjeroi që Noizy të ndërtonte shtëpinë e një familjeje tjetër në nevojë, e cila gjithashtu ndodhet në kushte tepër të vështira.

Nuk është hera e parë që reperi i njohur ndërmerr veprime të tilla. Ai u është gjendur afër edhe 3 familjeve të tjera në nevojë duke ju ndërtuar shtëpitë e tyre nga e para.

Ai gjithashtu ka vënë në dispozicion një fond prej 100 000 eurosh për individë të sëmurë rëndë që nuk kanë mundësi ekonomike të kurohen dhe është vizitor i rregullt i jetimoreve, ku përvec ndihmës ekonomike dhe dhuratave qe sjell, ai kalon kohë edhe me fëmijët. Burimi: Opinion

Temat
LajmeRajon

Të afërta