Hoxha thotë se është haram ta bëni këtë në dasmë

Një video e publikuar në Facebook, ka ngjallur reagime të ndryshme nga përdoruesit e rrjeteve sociale.

Hoxha kontrovers, Shefqet Krasniqi, është protagonist i videos së publikuar nga një faqe islame në Facebook.

Në videon e publikuar, hoxha thotë se është e ndaluar (haram) që një kameraman të incizojë në dasma, shkruan Gazeta Express.

“Nëse ka burra po, nëse është veç me burra, a nëse ka burra edhe gra jo more çfarë, haram është, qysh te gratë e huaja aty”, thotë hoxha në video.

Madje, ai i quan gratë “të shkreta”, duke thënë se ato “këqyren jashtë dasmës e lëre më në dasmë, që zhvishen krejt”.

Shikojeni videon:

Temat
Përgjithshme

Të afërta