Conte: Nuk kam asnjë mik në Ligën Premier

Trajneri i Chelseat, Antonio Conte, ka thënë se nuk llogaritë si mik asnjë menaxher aktual të kampionatit anglez, Ligës Premier.

Conte po përjeton një sezon të vështirë në këtë fillim, me mediat që kanë filluar ta sulmojnë pas rezultateve të dobëta në kampionat dhe Ligën e Kampionëve.

Italiani nuk po merr mbështetje nga asnjë trajner tjetër në Ligën Premier dhe kjo po e brengos teknikun e Chelseat.

Por, është vet Conte, i cili ka pranuar se që kur Leicester City e shkarkoi Claudio Ranieri nga detyra e trajnerit, tani ai nuk ka asnjë mik në Ligën Premier.

“Para kësaj, kisha një marrëdhënie shumë të mirë me Claudio Ranieri dhe tani pas çmimeve për trajnerin më të mirë dhe lojtarin më të mirë në FIFA, shkuam për një darkë me gratë tona”.

“Por, unë mendoj se është shumë e vështirë të flitet për ‘miqësi’ me trajnerë të tjerë, sepse ata bëhen kundërshtarë”.

“Ju mund të keni respekt, respekt për profesionin dhe punën, por për të folur për miqësinë është shumë e vështirë”, përfundoi trajneri italian.

Temat
BotëSport

Të afërta