ZYRTARE: Shqipëria me super-përforcim

Një tjetër yll i bashkohet Shqipërisë.

Mesfushori i AEK i lindur në Prishtinë dhe i rritur në Skandanivi, Astrit Ajdaroviç i ka thënë po trajnerit Christian Panucci dhe tanimë është gati të bashkohet me skuadrën kuqezi.

Në një intervistë për Supersport mesfushori shtatlartë ka pohuar se është një ëndërr që realizohet për Ajdarovic.

“Vendosa të zgjedh Shqipërinë, u mendova gjatë. Kam zgjedh vërtetë me zemër, sepse unë më parë kam luajtur edhe me Suedinë deri në 21 vjeç. Kam folur 2 muaj me parë me drejtuesit e Shqipërisë. Nuk ishte vendim i lehtë, por tani e kam vendosur dhe do jem pjesë e Shqipërisë. Nuk kam ardhur më parë në Shqipëri, por mezi po pres. Kudo që kam qenë kam thënë jam shqiptar dhe tani do të vazhdoj të jem zyrtarisht”, ka deklaruar Astrit Ajdaroviç.

Mesfushori 1.92 m luan aktualisht në Athinë me AEK, ndërkohë që më parë është aktivizuar me Liverpool, Leicester City dhe Standard Liege.

Ajdaroviç do të bashkohet me kuqezinjtë që në miqësoren me Turqinë.

Temat
RajonSport

Të afërta