WhatsApp vjen me opsionin e ri që të gjithë e prisnim

WhatsApp ka njoftuar përdoruesit e tij se shumë shpejt do të jetë e mundur që ata të përdorin aplikacionin komunikativ edhe për të shpërndarë vendndodhjen e tyre. Kompania deklaroi...

WhatsApp ka njoftuar përdoruesit e tij se shumë shpejt do të jetë e mundur që ata të përdorin aplikacionin komunikativ edhe për të shpërndarë vendndodhjen e tyre.

Kompania deklaroi gjithashtu se në të njëjtën mënyrë si mesazhet, edhe informacioni mbi vendndodhjen do të jetë i mbrojtur nga hakerat.

Përdoruesit do të kenë të mundur që të zgjedhin se sa gjatë duan që ta mbajnë të shpërndarë vendndodhjen dhe mund ta çaktivizojnë opsionin në çdo moment.

“Nëse ikën për të takuar një mik, do të lejosh njerëzit e tu të afërm që të dinë që je mirë, ose të shpërndash udhëtimin tënd, Live Location është një mënyrë e thjeshtë dhe e sigurtë që njerëzit ta dinë se ku ndodhesh”, shpjegoi WhatsApp.

Gjigandi komunikativ nuk dha një datë të saktë se kur do të hidhet në treg opsioni i ri por thjesht tregoi që do të jetë i mundur për t’u përdorur javët e ardhshme.

Temat
Teknologji

Të afërta