Legjenda e futbollit gjerman, selektor i ri i Kosovës

Lotthar Matthaus pritet të emërohet selektor i ri i Kosovës në futboll.

Gazeta Express e ka siguruar një fotografi të Lotthar Matthaus me kryetarin e Federatës së Futbollit të Kosovës, Fadil Vokrri, e shkrepur mbrëmë në gala mbrëmjen e ndarjes së çmimeve për më të mirët nga FIFA në Londër.

Federata e Futbollit të Kosovës nuk i është përgjigjur kërkesës së Gazetës Express për koment.

Matthaus e udhëhoqi si kapiten Gjermaninë Perëndimore drejt triumfit në Kupën e Botës në vitin 1990, dhe u shpall lojtari i vitit në Evropë po atë vit. Në vitin 1991, ai u bë lojtar i parë ndonjëherë që fiton çmimin lojtari i vitit i FIFA-s.

Si lojtar, ai ka luajtur për ekipe të mëdha evropiane si Bayern Munich dhe Inter.

Ndërsa si trajner, ai ka drejtuar ekipe kombëtare si Hungaria (2004-06) dhe Bullgaria (2010-11). Ai i ka drejtuar edhe skuadrat si Rapi Wien, Partizan Belgrade, Red Bull Salzburg e të tjera.

Temat
SportVend

Të afërta