Të mërkurën, Kuvendi mban seancën e radhës

Kryesia e Kuvendit të Kosovës ka mbajtur sot mbledhjen e saj, ku është diskutuar për caktimin e datës për mbajtjen e seancës së radhës pleanre.

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli pas përfundimit të kësaj mbledhje, ka thënë se seanca e radhës e Kuvendit do të mbahet të mërkurën më 25 tetor në orën 10:00, raproton Telegrafi.

Ndërkaq duke folur për procesin e djeshëm zgjedhor, Veseli tha se në përgjithësi ishte proces i qetë dhe demokratik.

“Me rëndësi është që ka fituar Kosova. Jemi drejt procesit të orientimit perëndimor”, tha Veseli.

Temat
LajmeVend

Të afërta