Skenë e pakëndshme gjatë takimit zyrtar të presidentit francez, qeni urinon pranë kaminit (Video)

Takimin zyrtar mes presidentit francez Emmanuel Macron dhe tre sekretarëve shtetëror, për një moment e ka ndërprerë një qen i zi i racës labrador, dhe atë në një mënyrë jo edhe aq të këndshme.

Në fakt, derisa Macron po bisedonte me zyrtarët e lartë në zyrën e tij në pallatin presidencial, është shfaqur labradori dyvjeçar Nemo që presidenti francez dhe bashkëshortja e tij e kanë marrë nga një strehimore, i cili filloi të urinoj para kaminit, transmeton Telegrafi.

“Fillova të pyes nga po vjen kjo zhurmë”, ka komentuar sekretarja.

Veprimi i qenit i ka bërë të pranishmit të qeshin.

“A ndodh kjo shpesh?”, ka shtuar funksionari tjetër.

“Keni ndikuar në sjellje të këqija të qenit tim”, ka deklaruar Macron duke bërë shaka.

Temat
Përgjithshme

Të afërta