Po fotografonte vajzën e saj, papritmas vërejti se afër saj ishte rreziku vdekjeprurës (Foto)

Një nënë duke fotografuar vajzën e saj dy-vjeçare në Australi ka bërë një foto të pabesueshme të një gjarpri masiv tek këmbët e vajzës së saj.

Siç shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi, Bianca Dickinson ka thënë se ajo vuri re diçka që po lëvizte gjatë një realizimi të fotografive në një rrugë me pemë në Wimmera, Victoria.

Derisa vajza e saj po bëhej gati për tu fotografuar, nëna ishte i tronditur kur kuptoi se aty po lëvizte një gjarpër dy metra i gjatë, vetëm disa centimetra nga vajza e saj.

“Fotografia ende më bën të ndjej drithërima”, ka thënë Dickinson për mediat e huaja.

Temat
Fun

Të afërta