Nga feja te muzika, 10 gjëra që janë të paligjshme në Korenë e Veriut

Në Korenë e Veriut shumë gjëra janë të ndaluara për shkak të regjimit. Madje disa prej gjërave duket se nuk kanë një arsye të vlefshme për t’u ndaluar. Ja kush janë 10 prej tyre

1-Të shohësh dhe shesësh materiale pornografike.

Pornografia është ekstremisht e ndaluar në këtë shtet. Është aq e ndaluar sa lideri politik Kim Jong-Un, u akuzua se ekzekutoi të fejuarën e tij në 2013, sepse kishte bërë një video porno me një mashkull.

2- Praktikimi i fesë së tyre

Zyrtarisht në Korenë e Veriut ka liri të fesë, e cila lejon çdo qytetar që të te respektojë ritet. Megjithatë në 2013, u dënuan me vdekje në një stadium publik 80 të krishterë. Ata u shpallën fajtor sepse posedonin kopje të Biblës.

3.Largimi nga shteti

Që nga momenti kur regjimi u privon lirinë qytetarëve të vendit të tij, shumë kërkojnë që të shpëtojnë duke ikur nga atdheu. Disa shkojnë në Kinë por në rast se kapen nga policia, rikthehen dhe marrin dënime kapitale.

4.Kryerja e telefonatave ndërkombëtare

Koreano-veriorët nuk mund të kryejnë thirrje ndërkombëtare. Një qytetar në 2013 në fakt ishte dënuar me vdekje dhe u vra në publik sepse kontaktoi me mikun e tij, i cili jeton në Korenë e Jugut.

5.Të luash muzikë

Edhe muzika është e kontrolluar nga regjimi i Koresë së Veriut. Qytetarët në fakt mund të prohojnë dhe dëgjojnë muzikë vetëm duke bërë propagandën e regjimit. Muzikë pop perëndimore konsiderohet si një krim kundër shtetit , dhe ai që luan rrezikon dënimin me vdekje.

6.Pijet alkoolike

Në këtë shtet është e ndaluar pija alkoolike. Qytetarët mund ta konsumojnë atë vetëm në disa raste të veçanta, sigurisht të paracaktuar nga qeveria. Në rast se studentët kapen nga policia nën ndikimin e alkoolit ose duke pirë, me siguri që do të jenë nën ushtrimin e torturave gjatë marrjes në pyetje.

7.Lundrimi në internet

Interneti është i kontrolluar dhe ofron vetëm faqe të propagandës së regjimit. Nëse qytetarët duan të kërkojnë më tepër në internet, më parë duhet të pajisen me një leje të veçantë.

8.Të shohësh televizion

Ky është një tjetër veprim i ndaluar me ligj. Koreano-veriorët nuk mund të shikojnë ndonjë program televiziv, përveç nëse kjo është propaganda e regjimit. Për fat të keq në dy vitet e fundit janë dënuar me vdekje rreth 130 njerëz, të akuzuar se kanë shikuar transmetimet televizive të Koresë së Jugut.

9.Drejtimi i automjetit

Nga standardet e shoqërisë sonë drejtimi i automjetit është një aktivitet i përditshëm dhe është shumë çuditshme kur një maxhoren nuk ka leje qarkullimi. Në Korenë e Veriut, qytetarët e zakonshëm nuk mund të lëvizin me makinë në rrugët e qytetit të tyre. Të drejtë për këtë kanë vetëm përfaqësues të lartë të shtetit dhe në total numri i tyre shkon rreth 1000.

10. Shprehja e lirisë së opinionit

Si në shumicën dërrmuese të regjimeve totalitare edhe këtu shprehja e lirë e mendimit s është një e drejtë e mohuar për qytetarët. Disidentët politik dërgohen nëpër kampet, ku i janë të nënshtruar punës së detyruar dhe ” ri- indoktrinuar ” me filozofinë e regjimit.

Temat
BotëLajme

Të afërta