Ami dhe Ermali presin vajzë?

Lajmin se Armarda Toska është shtatzënë për herë të dytë, e ndau me publikun Ermal Mamaqi, i cili me anë të një fotografi ku shfaqej me gruan tregoi se janë në pritje të fëmijës së dytë.

Kurioziteti ka qenë shumë i madh se çfarë gjinie është foshnja që do të vijë në jetë.

Një gjë të tillë tashmë e ka bërë publike vet moderatorja e njohur, Ami, e cila tashmë është edhe një sipërmarrëse e suksesshme.

E pyetur nga emisioni Thumb për përrallën e Rapunzel, Ami u përgjigj:

Një beb rrugës…Do bëhemi 4😍😍😍😍

A post shared by Ermal Mamaqi (@ermalmamaqiofficial) on

“Kur të na vijë në jetë goca, atëherë do t’i njohim të gjitha historitë e princeshave”.

Kjo ka lënë të kuptohet se çifti i famshëm nga Shqipëria do të bëhen prindër të një vajze.

Ami dhe Ermali tashmë janë prindër të një djali dhe ai së shpejti do të bëhet me motër.

Temat
Showbiz

Të afërta