Nudo në vaskë e mbuluar me…Klaudia Pepa nuk njeh limite!

Tashmë balerina Klaudia Pepa nuk di të ndalet më sa i përket fotove provokuese. Gjatë stinës e verës, e pamë balerinën teksa ka publikuar foto artistike nudo dhe gjatë...

Tashmë balerina Klaudia Pepa nuk di të ndalet më sa i përket fotove provokuese.

Gjatë stinës e verës, e pamë balerinën teksa ka publikuar foto artistike nudo dhe gjatë gjithë kësaj periudhe, foto të ndryshme në të cilat duket më në formë se kurrë dhe në të njëjtën kohë mjaft provokuese.

Këtë herë e zhytur në një vaskë të mbuluar nga petalesh trëndafili, Klaudia shfaqet më sensuale se kurrë, duke ekspozuar e lagur pjesën e gjoksit.

Aktualisht Pepa vijon karrierën e saj artistike në Itali, ku ka edhe shkollën e saj të baletit, gjithashtu kohët e fundit ajo ka realizuar një sërë koreografish të cilat i ka publikuar në rrjete sociale.

Gjatë kësaj periudhe Pepa ka tërhequr vëmendjen edhe sa i përket divorcit të saj me koreografin Albi Nako, i cili bëri jo pak bujë, edhe për mënyrën miqësore që çifti i ka dhënë fund martesës.

Një sërë deklaratash të ndryshme si nga Albi ashtu edhe nga Klaudia ka bërë që shpesh ky çift të komentohet në rrjete sociale dhe në media./Gazeta Express/

Temat
Showbiz

Të afërta