Mijëra persona protestojnë kundër debutimit të AfD-së në Parlamentin e Gjermanisë

Mijëra demonstratorë kanë marshuar sot në Berlin kundër debutimit të partisë së ekstremit të djathtë, Alternativa për Gjermaninë (AfD), në Parlamentin e Gjermanisë.

Duke bartur slogane “Ndaleni AfD-në”, “Zëri im është kundër nxitjes”, dhe “Zemra ime rreh për diversitet”, demonstruesit marshuar dy ditë para se ligjvënësit e AfD-së t’i bashkohen ligjvënësve tjerë në seancën e parë të Parlamentit të porsazgjedhur të Gjermanisë, transmeton Express.

AfD, parti islamofobe dhe kundër emigrimit, fitoi 12.6 për qind të votave në zgjedhjet e përgjithshme të mbajtura në muajin shtator dhe u bë partia e tretë më e madhe në Gjermani.

Mbërritja e saj në Bundestag është tërmet politik për Gjermanisë e pas luftës, pasi figurat kryesore të AfD-së vazhdimisht i kanë thyer tabutë me pohimet e tyre për identitetin gjerman apo duke e sfiduar kulturën e Gjermanisë për keqardhje për Luftën e Dytë Botërore.

Temat
BotëLajme

Të afërta