Kontrollojeni shëndetin tuaj për një minutë me këtë mënyrë të thjeshtë

Të gjithë e dimë se sa e rëndësishme është ta monitorojmë shëndetin tonë, por përsëri shumë pak prej nesh shkojmë tek doktori.

Ne kemi gjetur një mënyrë të thjeshtë për t’i bërë një kontroll shëndetit tuaj pa dalë fare nga shtëpia.

Merreni një lugë dhe vendoseni në gjithë sipërfaqen e gjuhës, duke e lagur atë me pështymë, transmeton Gazeta Express.

Vendoseni lugën në një qeskë plastike dhe lëreni nën dritë të madhe: qoftë në diell ose nën një llambë.

Prisni një minutë dhe kontrollojeni lugën.

Një lugë e pastër pa shenja nënkupton se nuk keni probleme me shëndetin e organeve tuaja të brendshme.

Nëse luga mban erë të keqe (kutërbon), kjo mund të nënkuptojë se ju keni:

– Probleme me mushkëri ose stomak

– Diabet

Nëse ka njolla:

– Të bardha ose të verdha – çrregullime të gjëndrave tiroide

– Vjollcë – bronkit, qarkullim të dobët të gjakut, nivele të larta të kolesterolit

– Të bardhë – infeksion respirator

– Portokalltë – sëmundje të veshkave

Mbajeni në mend se kjo metodë është vetëm për qëllime informative dhe nuk zëvendëson këshillimin me ndonjë mjek.

Temat
Shëndet

Të afërta