Ka një arsye pse flemë më pak dhe plakemi

Hulumtimet e reja tregojnë se paraardhësit tanë mund të mbanin pjesë të përgjegjësisë për mungesë gjumi. Konsiderohet se dallimet në kohë kur disa njerëz shkojnë në shtrat dhe kur...

Hulumtimet e reja tregojnë se paraardhësit tanë mund të mbanin pjesë të përgjegjësisë për mungesë gjumi.

Konsiderohet se dallimet në kohë kur disa njerëz shkojnë në shtrat dhe kur të tjerët zgjohen, mund të jenë modele që janë identifikuar në kohën kur paraardhësit tanë flinin në shkurre, të ekspozuar ndaj grabitqarëve dhe grupeve rivale të njerëzve që nga momenti i daljes së Diellit.

Studimi i fundit i publikuar në revistën “Proceedings of the Royals Society B”, sugjeron që ky ndryshim në modelin e gjumit siguron që gjithmonë ka të paktën një person të vëmendshëm në kohën kur ata mbeten më të pambrojtur, për shembull, ata flenë. Kjo njihet si “hipoteza guerile” dhe bazohet në atë se si kafshët e tjera gjithmonë kanë dikë në rojë, ndërsa pjesa tjetër e grupit është në gjumë.

Ndërsa shumica e eksperimenteve mbi modelet e gjumit të njeriut kryhen nën kushte laboratorike të kontrolluara mirë, shkencëtarët në Universitetin e Torontos i morën pajisjet e tyre në terren dhe monitoruan modelet e gjumit të popullit Haxha në Tanzani, të cilët ende jetojnë si në kohën e gjuetarëve. Ekipi monitoroi modelet e gjumit në 33 anëtarë fisnor për 20 ditë dhe net.

Ata gjetën se gjatë periudhës prej 200 orësh, të gjithë anëtarët e fisit flinin në të njëjtën kohë për vetëm 18 minuta, gjë që duket e pabesueshme. Mesatarja ishte tetë njerëz që ishin “në roje” në çdo kohë, duke përbërë 40 për qind të të gjithë njerëzve në grup. Ekipi gjithashtu gjeti një dallim interesant mes modeleve të Haxha të ri dhe njerëzve të vjetër Haxha. Të rinjtë duket të jenë më shpesh “hut natën”, ndërsa gjyshërit ishin shpesh “zogj” të mëngjesit.

“Shkencëtarët kanë gjetur se kjo është një nga arsyet pse gjyshërit jetojnë kaq shumë”, shpjegoi David Samson, një nga autorët e studimit. “Hipoteza jonë është se zgjimi i tyre i hershëm dhe koha më e shkurtër e gjumit luajnë një rol të rëndësishëm: anëtarët e vjetër shërbejnë si roje në kohën e ditës kur të gjithë të tjerët janë në gjumë. Kjo është arsyeja pse është e rëndësishme të kesh njerëz të të gjitha moshave”.

Temat
Shëndet

Të afërta