Trajneri i Partizanit të Beogradit befason me deklaratën për shqiptarët

Trajneri i Partizanit të Beogradit, Dukiç, është ndarë i kënaqur me rezultatin dhe mikpritjen e Skënderbeut në ‘Elbasan Arena’, në përballjen e fazës së grupeve të Ligës së Evropës.

Dukiç, deklaroi pas ndeshjes për “Supersport” se: “Jemi shumë të kënaqur me rezultatin. Më vjen keq që nuk mundëm të shënonim, spese krijuam shumë raste”.

Si u ndjetë në “Elbasan Arena?

Nuk pati asnjë problem. në fushë ishte një ndehsje shuëm e fortë dhe kam përshtypjet më të mira.

Ishte ndryshe nga sa e pritët ju Shqipërinë në Beograd?

Jemi të kënaqur dhe duam që me këtë mikëpritje edhe ne në Beograd. Duam të jemi po kaq mikëpritës, por me rezultat tjetër.

Cilat janë diferencat mes Jang Bojsit dhe Skënderbeut, duke qenë se me të dy keni barazuar në transfertë?

Grupi është pak a shumë i barabartë. Ndeshjet në vijim do të vendosin se kush kalon në fazën tjetër dhe jo.

A keni frikë nga tifozët tuaj në ndeshjen e kthimit?

Unë besoj se do të kemi një ndihmë të madhe nga tifozët tanë në Beograd. Të shohim më pas se çfarë do të ndodhë në fushën e lojës.

Temat
Sport

Të afërta