Prokuroria Speciale, pa përgjigje për vendimin për Enver Sekiraqën

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës nuk ka përgjigje për vendimin e sotëm të gjykatës për lirimin nga paraburgimi të Enver Sekiraqës.

I kontaktuar nga KALLXO.com, kryeprokurori i Speciales, Reshat Millaku, është përgjigjur shkurt: “Këtë lënde e kanë EULEX-i. Nuk e kemi ne”.

Ai nuk ka dhënë përgjigje nëse do paraqesin ankesë ndaj vendimit të Apelit.

Lënda ndaj Sekiraqës ishte hetuar nga Prokuroria Speciale e cila që nga viti 2014 menaxhohet nga kryeprokurori vendor.

Temat
LajmeVend

Të afërta