Lumturimi i Nënë Terezës, Veliaj dhe Noizy shërbejnë drekën për njerëzit në nevojë

Në Ditën e Lumturimit të Nënë Terezës, Bashkia e Tiranës shtroi një drekë të veçantë për personat në nevojë që frekuentojnë qendrat e saj sociale, në shenjë falenderimi e promovimi të vlerave të shpirtit bujar dhe ndjenjës së shpresës.

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj i shoqëruar edhe nga këngëtari i njohur Noizy, shërbeu drekën në mjediset e Qendrës.

Edhe reperi ka ndarë disa foto nga ambientet e qendrës , ndërsa shprehet I emocionuar që ndau një pjesë të kohës me të moshuarit në këtë Qendër sociale.

Temat
LajmeRajon

Të afërta