Fundjava me mot të mirë, javën e ardhshme ftohtë dhe me shi, në male edhe borë

20.10.2017 – Fushat anticiklonike në dobësim do të mbeten edhe ditëve të fundjavës mbi rajon, duke sjellur ende mot të mirë dhe me diell. Mirëpo nga Atlantiku, turbullirat kanë filluar të depërtojnë mbi Europën perëndimore, e në fillim të javës së ardhshme do të depërtojnë edhe mbi rajon, që do të sjellin përkeqësim të motit me të reshura shiu dhe rënie të temperaturave.

Në fundjavë parashihet të mbajë mot i mirë kryesisht me diell, të dielen vransirat gradualisht do të shtohen ku në orët e mbrëmjes do të mbulojnë kupën qiellore.

Nga dita e hënë vjen përkeqësimi i motit, me mot të ftohtë, vransira, erëra të fuqishme veriore, kohëpaskohe me reshje shiu. Në vise malore mbi 1500m priten edhe reshje bore. Të hënën, vende-vende, reshjet do të jetën të shoqëruara edhe me bubullimë.

Në fundjavë temperaturat do të mbeten mbi vlera mesatare, me minimale rreth 5C, e maksimale nga 20C deri 21C. Në fillim të javës së ardhshme temperaturat do të pësojnë rënie të ndjeshme nën vlera mesatare, me maksimale që do të zbresin në 14C deri 7C, e minimalet deri në 3C.

Era do të fryejë e lehtë jugperëndimi 1-4m/s, e gjatë javës së ardhshme priten erëra të fuqishme veriore me shpejtësi nga 6 deri 15m/s.

Shtypja atmosferike gradualisht do të zbres nën vlera normale.

Temat
LajmeVend

Të afërta