Ferizaj, gruaja tentoi ta mbysë veten pasi nuk e dëgjoi i biri i mitur

Mbrëmë në Ferizaj një grua ka tentuar ta mbysë veten. Veprimi i saj ka ardhur pasi djali i saj i mitur nuk e dëgjon dhe nuk rri në shtëpi.

Pasi policia ka dalë në vendin e ngjarjes e ka bindur gruan për të mos e bërë këtë veprim dhe më pas i kanë dhënë ndihmën e nevojshme mjekësore, lajmin për Gazetën Express e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Ferizajt, Agim Gashi.

“Policia ka dalë në vendin e ngjarjes, e ka bindur, edhe e kanë dërgu te mjeku, i kanë dhënë ndihmë mjekësore. Motivet qysh ka deklaru ajo është se djali i saj nuk rri te shpija nuk e dëgjon, djali është i mitur”, tha Gashi për Express.

Temat
LajmeVend

Të afërta