Aksidentoi për vdekje një person, e rëndë ajo çfarë bëri pas ngjarjes

Policia e Kavajës ka arrestuar tre persona pasi njeri prej tyre akuzohet si autor i dyshuar për shkaktimin e një aksidenti me vdekje dhe dy të tjerët si bashkëpunëtorë për fshehjen e provave.

Autori i dyshuar pasi ka përplasur një të ri, në bashkëpunim me dy shtetas të tjerë fshehën provat dhe prishën vendngjarjen duke zëvendësuar mjetin e aksidentit me një mjet tjetër.
Burime policore bëjnë me dije se në pranga janë vënë: Gentush Hoxha, 27 vjeç, banues në fshatin Kazie, Kavajë, Ervis Çurrumi, 34 vjeç, banues në fshatin Luz i Vogël, Kavajë dhe Gëzim Cila, 48 vjeç, banues në fshatin Hajdaraj, Kavajë.

Arrestimi i tyre u bë, pasi Gentush Hoxha, duke drejtuar mjetin kamion tip “Mercedez Benz” (në pronësi të një firme), në mbikalimin e varrezave në autostradë është përplasur me mjetin motoçikletë tip “Yamaha”, me drejtues shtetasin Z.G., 28 vjeç, i cili si pasojë e përplasjes ka ndërruar jetë.

Më pas Gentush Hoxha, në bashkëpunim me shtetasit Ervis Çurrumi dhe Gëzim Cila, kanë hequr nga vendi i ngjarjes mjetin kamion me të cilin u shkaktua aksidenti dhe kanë sjell një tjetër mjet kamion tip “Benz”, duke prishur dhe fshehur provat në vendngjarje.

Materialet ju referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësorë Kavajë në ngarkim të shtetasit G.H., për veprat penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor” dhe “Pengime që pengojnë zbulimin e të vërtetës”, ndërsa për shtetasit E.Ç., dhe G.C., për veprën penale “Pengime që zbulojnë zbulimin e të vërtetës”. /b.l/noa.al/

Temat
LajmeRajon

Të afërta